Vritet në Itali një 40-vjeçar nga Kosova

31 gusht 2022 | 18:22

Një 40-vjeçar nga Kosova raportohet të jetë vrarë në Itali.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur i djegur në bagazhin e një veture të tipit “Range Rover”, pranë zonës së Breshias.

Sipas policisë, dyshohet se viktima u vra diku tjetër dhe u dërgua në zonë tjetër, ku edhe u dogj automjeti.

Shkaqet e vdekjes pritet të përcaktohen nga autopsia.

Mediumi Ansa.it shkruan se rasti ka ndodhur për shkak të luftës mes bandave të drogës mes grupeve nga Kosova.

Gjithashtu, sipas këtij mediumi, edhe vetura i përkiste një kosovari, të cilit i ishte vjedhur, por që nuk e kishte raportuar rastin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se sot nuk…