Vritet në Londër 21 vjeçari shqiptar

26 mars 2021 | 10:18

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku një 21-vjeçar shqiptar është varrë me thikë në Honuslou.

“Top Channel” duke iu referuar mediave angleze, mëson se viktimë e sulmit me thikë ka mbetur, Renato Geci.

Lidhur me këtë krim, policia ka arrestuar një 31-vjeçar i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27 -vjeçe e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën rreth orës 03:22 të natës. Policia gjeti të plagosur, Renato Gecin si dhe një tjetër person. 21-vjeçarit shqiptar iu dha ndihmë mjekësore por nuk mundi që të mbijetojë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa e ka uruar kryeministrin e…