Vritet një grua në Ferizaj dhe mbetet i plagosur një burrë

12 prill 2024 | 15:53

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Ferizaj, mesditën e kësaj të premte është vrarë një grua.

Rasti ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa vdekja e saj është konfirmuar në vendngjarje nga mjekët kujdestarë.

Nga këto të shtëna i plagosur ka mbetur edhe një person mashkull.

I njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull , i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve dhe krim teknikët  janë në vendin e  ngjarjes të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati,  ka…