Vritet një grua në Prishtinë, dyshohet me armë zjarri

29 nëntor 2023 | 22:14

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua.

Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip Alshiqi’ në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Flora Ahmeti pë GazetaBlic.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku…