Vritet një ligjëvënës britanik
David Amess, një ligjvënës 69-vjeçar, britanik i Partisë Konservatore të kryeministrit Boris Johnson është goditur për vdekje më 15 tetor në një kishë nga një burrë i cili kishte hyrë në një takim me votuesit nga zona e tij elektorale, ka bërë me dije policia.
Një person është arrestuar nën dyshimin për vrasje.
Më herët policia e Eseksit ka thënë se kanë pranuar një thirrje në lidhje me një incident me thikë në Leigh-on-Sea. Policia ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Anglinë lindore në lidhje me incidentin.
“Ai u godit me thikë disa herë”, ka thënë John Lamb, një këshilltar lokal i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.
Politikanët nga i gjithë spektri politik kanë shprehur të tronditur nga ky rast, ndërsa drejtuesi i Partisë së Punës, Keir Starmer në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se ishte “një lajm i tmerrshëm dhe thellësisht tronditës”.
Amess, ka qenë ligjvënës që nga viti 1983.



