Vritet një person në Suharekë, arrestohet i dyshuari

30 qershor 2023 | 09:49

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Suharekë.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se veprën e kreu nga pakujdesia.

“Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Sipas policisë, rasti tashmë është në procedurë hetimore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vjedhje ka ndodhur në Isniq të Deçanit, të cilën…