Vritet një shqiptar në Spanjë

05 shtator 2018 | 13:16

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është ekzekutuar rreth mesnatës së martë në rajonin e Terragonës, në Spanjë.

Autoritetet policore të qytetit kanë deklaruar se bëhet fjalë për një shtetas 43-vjeçar shqiptar, që ishte banues në atë lagje.

“Lajmërimi në polici ishte bërë rreth orës 00:45, ndërsa trupi i shqiptarit ishte gjetur i shtrirë në trotuar dhe emergjenca mjekësore konfirmoi më pas vdekjen e tij”, thuhej më tej në deklaratë, raporton TCh.

Sipas medieve lokale në Spanjë, 43-vjeçari shqiptar është qëlluar nga një makinë me xhama të errët, e cila u largua menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Zyra Hetimore e Terragonës po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri institucionet bartëse të Ministrisë së Kulturës, Shoqata sindikale e…