Vrsaljko largohet nga Interi

07 shkurt 2019 | 17:20

Sime Vrsaljko do të kthehet në Atletico Madrid, për shkak se Interi ka vendosur kundër blerjes së tij si pasojë e lëndimit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, aventura e Vrsaljkos me Interin ka marrë vend pasi u mësua se lëndimi i tij në gju merr plot gjashtë muaj kohë për t’u rikuperuar.

Kroati iu bashkua Interit nga Atletico si lojtari i huazuar për 6.5 milionë euro me mundësinë që zikaltrit e kanë për ta blerë për 17.5 milionë euro, por ai ka bërë vetëm 13 paraqitje deri tani këtë sezon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drenica e ka zhvilluar një ndeshje miqësore me skuadrën e…