Vuan nga një sëmundje e rëndë/ Bruce Willis tërhiqet përfundimisht nga aktrimi

31 mars 2022 | 12:22

Aktori i famshëm Bruce Willis ka vendosur të tërhiqet përfundimisht nga aktrimi për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Sipas Daily Mail, aktoi vuan nga një gjendje mjekësore që po ndikon në aftësitë e tij njohëse dhe do të bëjë një shkëputje nga aktrimi.

Në një postim në llogarinë e verifikuar të vajzës së tij në Instagram, Rumer, mbishkrimi i një fotoje të aktorit të “Die Hard” shkruante: “Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndanim se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe kohët e fundit u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të.” lajmëronte vajza e aktorit.

“Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.”- tha ajo.

Willis vuan nga afazia, e cila  është një gjendje që i  heq personave të prekur aftësinë për të komunikuar dhe mund të shkaktohet nga një goditje, dëmtim i kokës, një tumor në tru ose një sëmundje.

Shkrimi vazhdoi duke thënë se familja “po kalon nëpër këtë si një njësi e fortë familjare dhe donte të njihte dhe fansat e tij sepse ne e dimë se sa shumë do të thotë ai për ju, siç bëni ju për të.”

“Siç thotë Bruce gjithmonë, “Live it up” dhe së bashku ne planifikojmë ta bëjmë këtë,” përfundoi ajo, duke shtuar  emrat e ish-bashkëshortes së tij, Demi Moore, e cila gjithashtu ndau postimin, vajzat e tyre Rumer, Scout dhe Tallulah si dhe gruaja e tij aktuale, Ema, dhe vajzat e tyre Mabel dhe Evelyn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chris Rock ka thyer heshtjen lidhur me goditjen që mori…