Vuçiq: I propozova Bërnabiqit kthimin e dënimit me vdekje, por refuzoi

05 maj 2023 | 12:03

Pas ngjarjeve tragjike në Serbi, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në adresimin e sotëm për media ka thënë se në mëngjes i ka propozuar kryeministres Ana Bërnabiq që të kthejë dënimin me vdekje.

“Sot në mëngjes i sugjerova kryeministres që të kthejmë dënimin me vdekje. Por ata janë kundër, sepse ne do të ishim të vetmit me Bjellorusisë në Evropë”, ka thënë ai.

Vuçiqi ka thënë se dikur ishte kundër dënimit me vdekje dhe se “i vjen keq për një qëndrim të tillë”.

Ai ka bërë me dije se çfarë masash do të merren pas dy të shtënave masive që ndodhën dy ditët e kaluara, shkruan “Danas”.

“Pas vrasjes së fëmijëve, të gjithë ishim në gjendje shoku. Ne ecëm si zombi për 24 orë, duke mos besuar se çfarë ndodhi, si dhe pse. Janë disa masa të reja: Në periudhën e ardhshme do të marrim policë të rinj, do të dërgojmë 1 000 policë të jenë në shkolla, derisa në një vit të arrijmë në nivelin që ata janë gjithmonë në shkollë. Ne jo vetëm që do të arrijmë sigurinë, por edhe do të reduktojmë dhunën e bashkëmoshatarëve në shkolla me 80 për qind. Është një gjë e madhe”, ka thënë  Vuçiqi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD),…