Vuçiq: Po na marrin Kosovën që t’i heqin Putinit asin nën mëngë

29 mars 2024 | 19:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar humbjen e fundit politike lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Në konferencën e shumëpritur, Vuçi1ç ka theksuar se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.

“Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’. Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb foli ashpër në drejtim të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, ndërmjetësuesit Lajçak dhe veçanërisht Dora Bakojanis, që rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës pa kushte shtesë.

“Relatorja Dora Bakojanis u kujtua befas se nuk ka rëndësi as shpronësimi i tokës në veri të Kosovës dhe as Asociacioni për rekomandimin për pranim në Këshillin e Evropës për Prishtinën, por vetëm kthimi i tokës në manastirin e Deçanit”, tha Vuçiç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është intervistuar nga…