Vuçiq pranoi se Milan Radoiçiq ishte në mesin e serbëve që u përleshën me policinë e Kosovës të dielën

28 shtator 2023 | 17:34

Presidenti i Serbisë ka konfirmuar se Milan Radoiçiq është në komandë të grupit që u përplas me policinë e Kosovës të dielën.

Pyetjes së gazetarit të RTS-së, Gorislav Papiq: “Sa dini për organizimin e atyre njerëzve, që komandojnë ata njerëz nga Kosova, a i njihni ata njerëz”, Vuçiq, duke u dukur i hutuar, u përgjigj:

– Si të mos e njihja Milan Radoiçiqin.

“A i komandon ai?” pyeti Papiqi.

“Nuk e di nëse ishte në komandë”, por ju më pyetët nëse i njihja ata njerëz. “E njoh Milan Radoiçiqin. Nuk e di kush ishin këta të tjerët dhe as nuk njoha njeri. Tani kam dëgjuar për këta njerëz”- është përgjigjur ndēr tjera para gazetarve Aleksander Vuçiq, shkruan “Danasi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë për “Sport Bild”, mesfushori i Bayern Munchenit,…