Vuçiqi bisedoi me Mogherinin: Prishtina ta heqë taksën

06 shkurt 2019 | 20:22

Vonesa në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës mund të kapërcehet vetëm kur Prishtina shfuqizon taksat mbi mallrat serbe dhe ndalon provokimet, siç është ligji për statutin e “Trepçës”, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një bisedë telefonike me kreun e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Vuçiq dhe Mogherini biseduan për situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton “ksp”.

Presidenti Vuçiq tha se një situatë e tillë është e papërshtatshme dhe se masat e njëanshme të Prishtinës dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ai përsëriti gatishmërinë e tij për të vazhduar dialogun në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, nëse krijohen kushtet e nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare të Barcelonës dhe Real Madridit për…