Vuçiqi dhe Bërnabiqi thërrasin në takim ministrat e qeverisë, diskutojnë për Kosovën

25 prill 2023 | 13:51

Në Pallatin e Serbisë ka përfunduar takimi i Qeverisë së Serbisë, ku është diskutuar për Kosovën.

Në takim ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

E pranishme në mbledhje që është mbajtur me ftesë të presidentit dhe kryeministres serbe ishte edhe kryeministrja Ana Bërnabiq dhe të gjithë ministrat në ekzekutivin serb. Në këtë mbledhje është diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, raporton “Tanjug”-u.

Ky zhvillim vjen dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës të cilat janë bojkotuar nga Lista Serbe.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Zgjedhjet e rregullta që nuk…