Vuçiqi: Dy ditë më parë Prishtina kishte një marrëveshje më të mirë sesa ajo që arritën dje

24 nëntor 12:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucione derisa të krijohet Asociacioni i komunave serbe, që ishte kushti i dytë i tyre, së bashku me atë që të mos ketë gjoba për veturat me targa KM, shkruan “N1info”

Ai ka thënë se rinovimi i targave KM po shkon normalisht dhe se nuk ka asnjë detyrim në këtë drejtim. Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai ka thënë se Serbia ka “vijat e kuqe”.

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në OKB dhe çfarë pastaj – na bombardoni, na kërcënoni me sanksione, çfarë?”, ka thënë Vuçiqi në një konferencë për medie në Beograd, pas një takimi me presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik dhe anëtaren e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat mbahen më 18 dhjetor, ai ka thënë se serbët nga Kosova kanë thënë se kushti i tyre është formimi i asociacionit.

“Edhe nëse dua dhe nuk dua nuk mund t’i bind serbët në Kosovë për një gjë të tillë”, ka thënë Vuçiqi.

Më tutje, ai ka thënë se “nuk është një periudhë e lehtë para nesh”, por se beson që “do të arrijmë të ruajmë paqen dhe stabilitetin”.

Sipas Vuçiqit tabelat KM në Kosovë “mbesin dhe mbijetojnë” dhe se rinovimi i tyre vazhdon normalisht, sepse “asgjë nuk ka obligim në këtë çështje”.

“Ata (Prishtina) kishin një marrëveshje më të mirë dy ditë më parë se ajo që arritën dje”, ka thënë presidenti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rëndësia në ajër i dronëve turk Bayraktar, veçanërisht ato të…