Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë

17 qershor 2026 | 08:19

Sot do të mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE–Kosovë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

Zyra për Komunikim Publik e Qeverisë së Kosovës njofton se takimi fillon në orën 09:00.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, një iniciativë kryesore që synon përshpejtimin e afrimit të rajonit me BE-në.

Si një nga shtyllat kryesore të këtij plani, Instrumenti për Reforma dhe Rritje (RGF) u ofron partnerëve të Ballkanit Perëndimor një kornizë për avancimin e rrugës së tyre drejt integrimit evropian përmes mbështetjes financiare të lidhur me zbatimin e reformave kyçe që sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset.

Në këtë kontekst, Agjenda e Reformave e Kosovës në kuadër të RGF-së përcakton një plan veprimi me afate të caktuara për zbatimin e reformave në pesë fusha kryesore: Reforma e Administratës Publike dhe Menaxhimi i Financave Publike, Tranzicioni i Gjelbër dhe Digjital, Zhvillimi i Sektorit Privat dhe Mjedisi i Biznesit, Kapitali Njerëzor dhe Të Drejtat Themelore dhe Sundimi i Ligjit.

“Komiteti Monitorues BE–Kosovë për RGF-në shërben si organi kryesor për dialog, mbikëqyrje dhe koordinim të zbatimit të këtij instrumenti në Kosovë. Qëllimet e Komitetit janë: të shqyrtojë progresin dhe gjendjen e përgjithshme të reformave dhe investimeve në kuadër të Agjendës së Reformave, në përputhje me objektivat e përcaktuara në këtë agjendë dhe në Rregulloren (BE) 2024/1449 për krijimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, të mbështesë transparencën, llogaridhënien dhe koordinimin efektiv ndërmjet të gjitha palëve të përfshira në zbatimin e RGF-së, të lehtësojë shkëmbimin e informacionit ndërmjet institucioneve të Kosovës, BE-së dhe akterëve të tjerë për të adresuar sfidat dhe për të optimizuar rezultatet dhe të promovojë përfshirjen gjithëpërfshirëse dhe ndërgjegjësimin mbi objektivat dhe zbatimin e Agjendës së Reformave dhe RGF-së”, njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një studim i realizuar nga kompania William Russell ka vlerësuar…