Vuçiqi i qiti në gjumë serbët në Rashkë

14 prill 2023 | 08:30

Fjalimi i gjatë i presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Rashkë para serbëve të Kosovës duket se ka shërbyer si ninullë për disa prej tyre në audiencë.

Kjo pasi në pamjet televizive disa prej tyre shihen duke dremitur derisa Vuçiqi fliste.

Për këtë ka shkruar edhe eksperti i sigurisë, Agim Musliu, që ka publikuar edhe një foto.

Ndryshe, gjatë fjalimit të tij, Vuçiqi ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është kusht për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se…