Vuçiqi komenton zgjedhjen e Osmanit: Deklarata joinkurajuese, ata duan njohje të madhe

06 prill 2021 | 12:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se deklaratat nga Prishtina pas themelimit të institucioneve nuk janë inkurajuese.

“Tani do të doja të pyesja ata nga Beogradi që i mbështetën, çfarë prisnit. Ata duan njohje të madhe, dhe kjo është që Prishtina të njohë Serbinë pa Kosovën. Faleminderit për atë ofertë, por kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiqi në “TV Pink” pasi është pyetur për të komentuar zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente më 4 prill, me 71 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Osmani do të jetë në krye të presidencës në Kosovë për një mandat 5-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë u ka bërë…