Vuçiqi: Kosova nuk e ka ndërmend ta heq taksën, bota po rrinë e heshtur

26 dhjetor 2018 | 17:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se situata në Kosovë po bëhet më e vështirë.

Ai ka apeluar tek “mbarë bota” mbi të gjitha tek fuqitë perëndimore, për të kuptuar se taksa e vendosur nga Kosova kundër produkteve serbe është duke ndikuar jo vetëm në interesat e Serbisë, por edhe të popullit serb.

“Do të kalojnë edhe festat dhe është e qartë se ata nuk kanë ndërmend të heqin taksën dhe bota ka në plan të qëndrojë në heshtje”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka thënë se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për popullin serb në Kosovë.

“Unë i kërkoj botës, mbi të gjitha fuqive perëndimore, të kuptojnë se këto taksa në thelb nuk ndikojnë vetëm në interesat e Serbisë, por popullin serb në Kosovë”, është shprehur Vuçiqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka arritur të ruajë pathyeshmërinë e saj në këtë…