Vuçiqi, Kovaçevski e Milatoviqi ia thonë këngës, harenë e publikojnë në Instagram

17 nëntor 2023 | 08:55

Pas ceremonisë së hapjes së Panairit të Dytë Ndërkombëtar të Verës Wine Vision of the Open Balkans dhe takimeve dypalëshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, së bashku me presidentin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaqevski dhe presidentin malazez Jakov Milatoviq, janë fotografuar duke darkuar në një restorant të Beogradit.

Një video nga restoranti është publikuar në Instagram dhe Vuçiq së bashku me turmën kanë kënduar këngën e famshme të Haris Xhinoviqit “Dajte vina, hocu lom”.

“Rroftë miqësia mes Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”, thuhet në një postim në Instagramin e Vuçiqit.

VIDEO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një intervistë “pa dorashka” është dhënë për revistën Paris Match…