Vuçiqi lajmërohet nga aeroporti i Munihut, paralajmëron surpriza

17 shkurt 2023 | 13:19

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas zbarkimit në Munih, ka thënë se sot e pret një ditë e ngarkuar, plot surpriza, por se beson se do të luftojë me sukses për interesat e Serbisë dhe se do të mund t’i shpallë lajme të mira për qytetarët, disa sot, e disa në shtatë ditët e ardhshme, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Në një video të publikuar në “Instagram” ka shkruar “E ardhmja e Serbisë”, Vuçiqi ka kujtuar se sot bëhen 15 vjet nga shpallja e një viti të pavarësisë së Kosovës.

Më tutje, ai ka bërë me dije se në Munih, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Munih, do të takohet dhe do të diskutojë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Krahas këtyre takimeve, presidenti i Serbisë, ka thënë se do të ketë një sërë takimesh me zyrtarë botërorë, në mesin e tyre sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Anthony Blinken, përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borrell, etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, kanë…