Vuçiqi: Na presin kohë të vështira, Kurti i tha jo Quint-it për targat

25 tetor 2022 | 14:11

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka vazhduar propagandën kundër vendimit të Kosovës që serbët t’i konvertojnë targat nga KM në RKS.

Vuçiqi ka thënë të martën se Quint-i i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit që ta shtyjë vendimin për targat, por ai ka qenë kundër.

“Na presin kohë të vështira. Do të jemi me serbët në Kosovë, të cilët kanë treguar se nuk duan ta dëgjojnë Kurtin e as të tjerët, por veten dhe ndërgjegjen e tyre”, ka thënë Vuçiqi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka konfirmuar të martën se nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat.

Kurti: Nuk do të ketë shtyrje të afatit për targat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Turqisë në Kosovë ka dhuruar të martën 200…