Vuçiqi: Njohja e Kosovës dhe ulësja në OKB pjesë e planit, por s’pranojmë të flasim

13 janar 2023 | 13:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur para gazetarëve lidhur me takimin që ka pasur me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), Derek Chollet, duke treguar detaje për kundërpërgjigjen që ia kishin kthyer BE-së, Gjermanisë dhe Francës për planin franko-gjerman, meqë propozimi ka qenë edhe temë diskutimi në takimin me Chollet.

Vuçiqi ka thënë se në atë përgjigje përmes një “non-paper” kanë treguar vijat e kuqe të Serbisë sa i përket marrëveshjes me Republikën e Kosovës.

Vuçiq ka treguar se pjesë e planit franko – gjerman është edhe njohja e Kosovës dhe ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, megjithatë ka thënë se Serbia s’pranon që të flasë për këto gjëra.

“Ne nuk duam të flasim për këtë, dhe është një pjesë integrale e planit, për gjithçka tjetër – mirë, nuk po them se do ta pranojmë, por mund të flasim, të shohim se çfarë mund të marrim, çfarë të tjerët mund të marrin”, ka thënë Vuçiqi.

Më tutje, ai ka folur edhe për diskutimet që ka pasur me Derek Chollet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Vuçiqi ka thënë se nuk e ka të qartë se si do të duket derisa ka theksuar se është e mirë që është qartësuar se asociacioni duhet të bëhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë nuk është sekret që Arabia Saudite dëshiron të rrisë…