Vuçiqi: Nuk na duhet konflikt i ngrirë me Kosovën, ato përfundojnë me qindra e mijëra të vdekur

14 maj 2021 | 23:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten në Beograd, pas një takimi me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, se Serbia është e përkushtuar për dialog mbi çështjen e Kosovës sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë në “qindra e mijëra të vdekur”.

“Jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Ne ishim gati për dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. E shihni se si përfundojnë, çdo pesë vjet dikush i shkrin dhe ato përfundojnë me qindra e mijëra të vdekur. Nuk na duhet kjo”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media me Pahorin, raportojnë mediat serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i industrisë farmaceutike, Albert Bourla u shpreh se është…