Vuçiqi: Pa evropianët nuk mund të zgjidhim asnjë problem

03 maj 2019 | 11:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por më e rëndësishme, sipas tij, është të sigurohet një e ardhme e sigurt.

“Këto nuk mund t’i arrijmë vetëm, andaj na duhen miqtë”, ka thënë Vuçiqi në një tekst autorial të botuar në gazetën serbe “Kurir”.

“Ka raste që nuk duhet humbur dhe sigurisht se Berlini ishte një prej tyre”, ka thënë Vuçiqi, duke aluduar në Samitin e Berlinit, i cili, më 29 prill, mblodhi udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Samiti është organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Në këtë takim është thënë se Kosova dhe Serbia janë pajtuar për të çuar përpara përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese midis tyre dhe për një angazhim konstruktiv në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Por, Vuçiqi ka thënë se në Samitin e Berlinit ndarjet ballkanike ishin më të rëndësishme për disa politikanë, sesa nevoja për të zgjidhur diçka me kompromis.

Vuçiqi, në shkrimin e tij, ka folur edhe për takimet që ka pasur së voni në Pekin me përfaqësues të Kinës dhe Rusisë, por tha se pavarësisht fuqisë së tyre, fuqisë së Amerikës, “duhet kuptuar se pa gjermanët dhe francezët, pa italianët dhe evropianët e tjerë”, Serbia “nuk do të mund të zgjidhë asnjë problem në të ardhmen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mori pjesë në…