Vuçiqi pas bisedës me Putinin: Po vjen një ndihmë e rëndësishme

02 prill 2020 | 18:47

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka treguar se ka pasur një bisedë të mirë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Vuçiq nuk bëri të ditura më shumë detaje nga diskutimi por vetëm tha se “është konfirmuar miqësia” dhe se një “ndihmë e rëndësishme po vjen në Serbi”.

Presidenti i Serbisë foli me Putinin para mbajtjes së një takimi me anëtarët e Shtabit të Krizave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që pritet të mbahet më 2 prill në orën 18:00.

Deri më tani 31 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germain nuk do ta lërë të largohet Marco Verrattin.…