PSG-ja nuk jap Verrattin për Pjaniqin  

02 prill 2020 | 18:35

Paris Saint-Germain nuk do ta lërë të largohet Marco Verrattin. Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka tentuar disa herë që të ofrojë Miralem Pjaniq në marrëveshje për të arritur te Marco Verratti, por PSG-ja menjëherë ka refuzuar.

Verratti është dëshirë e kamotshme e Juves, por ‘Zonja e Vjetër’ vështirë se mund t’ia rrëmbejë atë PSG-së. 27-vjeçari nuk ka luajtur kurrë në Serie A, ai luante me Pescaran në Serie B në vitin 2012 kur u transferua te PSG për 12 milionë euro.

Në të kaluarën, Verratti ka qenë objektiv edhe i Barcelonës, por PSG-ja gjithmonë ka insistuar se italiani nuk është në shitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…