Vuçiqi për Kosovën: Po luajmë shah pa mbretëreshë dhe topa

28 shkurt 2018 | 10:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i’u referuar Kosovës ka thënë janë duke luajtur një lojë shahu pa mbretëreshë dhe topa.

Ai për Radio Televizionin e Serbisë, ka thënë se është gati të dëgjojë kritikat, por është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje kompromisi.

Vuçiqi ka theksuar se ditëve të fundit ishte i ekspozuar ndaj akuzave dhe fyerjeve të ndryshme, por se ai është duke e bërë punën e tij në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme dhe se është e rëndësishme që njerëzit të dëgjojnë atë që dikush ofron para zgjedhjeve të Beogradit.

Presidenti serb ka thënë se kishte dëgjuar se në 15 ditët e fundit se një vrasës dhe kriminel kishte shtatë shtëpi, por sipas tij prona e familjes Vuçiq jo vetëm që nuk është rritur në pesë vitet e fundit, por është zvogëluar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka…