Vuçiqi përdorë konferencën për medie në Bruksel për t’i fajësuar gazetarët

23 qershor 2022 | 15:54

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka përdorur skenën e Samitit në Bruksel, gjatë një konference shtypi në selinë e Këshillit Evropian, për të fajësuar gazetarët të cilët kanë raportuar për marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Ai madje duket se po pret falje nga mediet perëndimore për kritikimin e Serbisë për mospërafrimin e politikës së saj të jashtme me BE-në në lidhje me Ukrainën.

Kjo siç ka thënë Vuçiqi meqë shërbimi i tij ka listuar një numër artikujsh të medieve perëndimore lidhur me të, dhe askush s’u ndje keq për këtë që ka ndodhur.

Madje ai në kritikat e tij, ka përmendur që mediet evropiane kishin publikuar 2629 artikujt siç ka thënë ”negativë për Serbinë, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas…