Vuçiqi: Pres presione të reja ndaj Serbisë, Perëndimi pajtohet me Kurtin

18 shtator 2023 | 11:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se pret presion të ri nga Perëndimi ndaj Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Tani ata do të dalin me diçka të re, unë jam duke pritur se çfarë është ajo e re, me çfarë do të dalin. Ata në thelb pajtohen me gjithçka që po bën Albin Kurti”, ka thënë ajo.

Vuçiqi ka thënë për “TV Pink” se nuk i interesojnë siç tha ai “ankesat e diplomatëve perëndimorë se ai përgjigjet ashpër ndaj tyre, sepse nuk është punë e tyre të ankohen tek ai”.

Presidenti serb ka thënë se shqetësimi i tij më i madh është Kosova dhe se siç ka theksuar për të është e rëndësishme që pas raundit të fundit të dialogut, Serbia të mos jetë fajtore.

Vuçiqi ka folur edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

Ai ka bërë me dije se do të takohet me pjesën e opozitës që ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve deri në fund të vitit.

“Ne do t’i shpallim ato më 4 mars ose një javë më parë”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia kreu një valë të re sulmesh ajrore dhe granatimesh…