Vuçiqi takohet sot me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it

14 qershor 2023 | 08:41

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në orën 09:00 me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq do të flasë me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Europian në Beograd për situatën në veri të Kosovës.

Vuçiq dje ka biseduar në telefon me tre senatorë amerikanë, Chris Murphy, Gene Shahin dhe Pete Ricketts për situatën në veri.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak njoftoi se është dakord me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoană, me të cilin u takua dke, se është e nevojshme të ndërmerren hapa për ta de-përshkallëzuar urgjentisht situatën në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano konfirmoi të martën për Gazetën Express se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ua ka prezantuar shteteve anëtare masat që duhet të merren nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do të ndërmerrë hapa për ta de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.

Ndërkaq mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u planifikua të mbahej sot në Gjakovë, u anulua nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi kërkesën e tij për t’u takuar në një format më të ngushtë, për shkak të situatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’u bëjë thirrje…