Vuçiqi: Taksa dhe platforma nuk bëjnë zgjidhje, shkaktojnë probleme

10 mars 2019 | 13:52

Në Patrikanën e Beogradit presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq janë takuar me kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë patriarkun Irinej dhe me anëtarët e Sinodit të KOS-it.

Takimi është mbajtur pasi Kosova ka miratuar Platformën për dialog me Serbinë.

Pas këtij takimi, Vuçiqi ka thënë se Serbia ndodhet në një situatë të vështirë përballë Kosovës.

“I jam mirënjohës patriarkut dhe anëtarëve të Sinodit të Kishës Ortodokse Serbe, i cilët kishin vullnet të më dëgjojnë. Ne i sollëm patriarkut dhe të tjerëve tekstin e Platformës të cilën shqiptarët e Kosovës e kanë miratuar për qëllime të ndërprerjes së dialogut me Beogradin dhe i kanë informuar me të gjitha veprimet që i kanë bërë – nga mos zbatimin i marrëveshjes së Brukselit, pastaj taksës, deri te platforma, e cila në fakt është tregues se sa disa njerëz duan të shkaktojnë krizë dhe probleme, e jo zgjidhjen e problemit”, ka thënë Vuçiq për “Blicin” serb. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…