Vuçiqi: Të hënën shkoj në Bruksel, rezultati do të shihet në fund të lojës

10 qershor 2021 | 14:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka konfirmuar se do të udhëtojë të hënën për në Bruksel, ku është planifikuar të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti një ditë më vonë.

Ky është takimi i parë në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

“Unë po shkoj në Bruksel të hënën, të martën ka një dialog që është i rëndësishëm”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka theksuar se dialogu është i rëndësishëm dhe se është e rëndësishme që “të flasim për shkak të njerëzve në ‘Kosovë dhe Metohi’”.

Më tutje, Vuçiqi, duke iu referuar këtij takimi ka thënë se “rezultati shihet në fund të lojës”.

“Unë gjithmonë i kam admiruar ata që kërcënojnë të rrahin kundërshtarët e tyre para ndeshjes, nuk më intereson se çfarë thonë ata. Ne do të kujdesemi për interesat tona. Nuk do të jetë e lehtë në Bruksel, ata vijnë për ta organizuar shfaqjen, rezultati shkruhet në tabelë në fund”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë kërkuar Komisionit Evropian dhe…