Vuçiqi thotë se kanë përgatitur masa të ashpra kundër Kosovës

24 maj 2019 | 14:33

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se shteti i tij ka përgatitur masa të ashpra kundër Kosovës.

“Kemi përgatitur masa të ashpra kundër Prishtinës, e cila ka vendosur taksën nëntë muaj më herët”, ka thënë Vuçiqi në Beograd.

Pas specifikuar se çfarë masash, Vuçiqi ka thënë se këto masa do të zbatohet pas Samitit të Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik.

“Këto masa do të zbatohen pas takimit të Parisit që do të mbahet në korrik”, ka theksuar presidenti serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se…