Vuçiqit i miratohet vizita në Kosovë

17 janar 2018 | 14:17

Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është miratuar kërkesa për të vizituar Kosovën.

“Ne bazë të kërkesës, të cilën presidenti i Serbisë ua ka dërguar institucioneve të Republikës së Kosovës, për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje dhe presim nga ai që t’i respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Kosovë”, ka deklaruar Zyberaj.

Vuçiqi ka bërë kërkesën për të vizituar Kosovën të shtunën dhe të dielën, më 20 dhe 21 janar. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) ka siguruar një…