Vulin fyen Von Cramonin

01 nëntor 2022 | 08:20

“Nuk e di nëse Viola von Cramon më merr seriozisht, por lobimin e saj për një Kosovë të pavarur unë e marr shumë seriozisht, ashtu siç e marr seriozisht që fëmijët tanë të vrarë në “agresionin” e NATO-s nuk janë arsye e mjaftueshme që ajo t’u kërkojë falje serbëve dhe Serbisë”, ka thënë ish-ministri serb i cili ka mbetur jashtë qeverisë aktuale, Aleksandar Vulin, transmetojnë mediet serbe.

Vulin duke pretenduar se po u përgjigjet “gënjeshtrave dhe fyerjeve” të bëra ndaj tij nga raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se “e kupton” që ajo po kërkon nga Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të shkelë “miqësinë shekullore me aleaten e saj”.

“E marr seriozisht edhe faktin që Viola von Cramon po kërkon nga Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe ta shkelë miqësinë me të vetmin aleat të qëndrueshëm që kemi pasur prej shekujsh. Gjithashtu e marr shumë seriozisht faktin që Viola von Cramon përmes Serbisë dëshiron t’ia kthejë borxhin Rusisë nga Lufta e Dytë Botërore dhe se ajo dëshiron të harrojë se ‘ku ishin paraardhësit e saj’ në kohën e Betejës së Stalingradit”, pretendon Vulin në stilin e tij të fyerjes e të gjithë atyre që e kritikojnë Rusinë.

Vulini ka thënë se beson fuqishëm se Serbia nuk do të largohet nga Republika Serbe dhe nuk do të ndalojë së krijuari “Botën Serbe”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje…