Vulini: Rusia nuk na bombardoi, as s’na kërkoi njohjen e Kosovës

22 maj 2022 | 13:47

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin,  ka komentuar thirrjet e Perëndimit që vendi i tij të vendos sanksione ndaj Rusisë.

Siç ka thënë ai për “TV Prva”, “Moska, ndryshe nga Perëndimi nuk e ka bombarduar kurrë Serbinë”.

“Rusia nuk na ka bombarduar asnjëherë, nuk na ka kërkuar ta njohim Kosovën. Ju duhet të kujdeseni për interesat tuaja, e di, përfaqësuesit e fuqive të mëdha do të thonë ‘mos shikoni të kaluarën’, presidenti Aleksandër Vuçiq tha se është një burrështetas, lider i lirë, që është e vërteta absolute. Shumica e liderëve të BE-së janë sovranë, sikur të sundojnë territore, e jo shtete”,  ka thënë ai.

Shumë vende në botë i janë bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë, përfshirë edhe Kosovën qëkur nisi sulmi i saj ndaj Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësuesi dhe heroi Shaban Jashari, përkujtohet në 98-vjetorin e lindjes.…