Vushtrri: Arrestohet dasmori

03 gusht 2018 | 22:21

Një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje është arrestuar dje në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Vushtrri.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar pasi në një aheng familjar ka gjuajtur me armë zjarri në ajër.

Si dëshmi është konfiskuar një pistoletë me gaz me shtatë fishek dhe gjashtë gëzhoja.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillimin e verës, pishinat në gjithë SHBA-në janë të…