‘Wagner’ ka të ngjarë të largohet nga fronti i luftës
Kreu i kompanisë mercenare “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se ai “nuk ishte i sigurt” se forcat e tij do të mbetnin në Ukrainë pas pushtimit të qytetit lindor të Bakhmut pas pesë muajsh luftimesh, shkruajnë mediet e huaja.
Prigozhin tha se mercenarët e tij nuk do të nënshkruanin asnjë kontratë me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.
Ministria e Mbrojtjes nuk e përmendi Wagnerin në njoftimin e saj, e mediet ruse besojnë se kjo është një përpjekje e Sergei Shoigu për ta vënë nën kontrollin e vet organizatën mercenare.
Prigozhin tha se “Wagner” i është bashkuar sistemit të përgjithshëm dhe është plotësisht i nënshtruar ndaj interesave të Rusisë, por struktura e tij administrative shumë efektive do të dëmtohet nëse vihet nën urdhrat e Shoigut.



