Wanda: Icardi mbetet te Interi, për formacionin vendos Spalletti

21 prill 2019 | 15:42

Bashkëshortja menaxhere e Mauro Icardit ka konfirmuar se sulmuesi argjentinas do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit zikaltër, edhe për sezonin e ardhshëm.

Këtë deklaratë Wanda Nara e bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Tiki Taka”, në “Canale 5”, ku është e ftuar e përhershme si opinioniste.

“Icardi do të mbetet te Interi edhe për sezonin tjetër, është në dispozicion të skuadrës, por më pas i takon Spallettit të vendosë nëse do të luajë nga minuta e parë apo jo. Janë vendime të trajnerit, që merren për të mirën e Interit”, ka thënë Wanda Nara.

Modelja argjentinase pranoi pas ndeshjes se zikaltrit meritonin më tepër se një barazim ndaj Romës, ndonëse tani janë edhe më pranë objektivit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sëmundjet që vijnë nga insektet, si ethet e dengutit, leishmanisë…