Wanda Nara: Icardi duhet të largohet nga Interi për të fituar ‘Topin e Artë’

04 dhjetor 2018 | 17:10

Mauro Icardi i dashuron ngjyrat zikaltër të Interit, por aty ai nuk do të arrijë të fitojë asgjë. Kështu është shprehur agjentja dhe njëkohësisht gruaja e futbollistit argjentinas, Wanda Nara.

Tashmë e ardhmja e sulmuesit vihet paksa në dyshim, pavarësisht se ai e ka bërë të qartë se nuk e kërkon largimin nga “Giuseppe Meazza”.

Në një prononcim për mediet italiane Wanda u shpreh: “Ai ndjehet shumë mirë me ngjyrat e Interit për momentin, në qoftë se vjen dita kur ai ëndërron një çmim, ndoshta do të jetë koha për të ndryshuar skuadrën. Bëhet fjalë për ‘Topin e Artë’ pasi një lojtar i Interit nuk e fiton dot atë. Ai nuk po mendon për ‘Topin e Artë’, por kur të jetë koha për atë çmim do ta them menjëherë. Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se duhet të luash në Spanjë për ta fituar atë çmim”, ka thënë Wanda Nara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po merr pjesë në…