Warriors e Philadelphia kualifikohen në gjysmëfinale

25 prill 2018 | 13:02

Skuadra e Golden State, kampione e NBA-së, ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e “play-off”-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 99-91 ndaj San Antonio Spurs, në çerekfinalen e pestë.

Kampionët e Warriors nuk toleruan ndaj një rivali të fortë si Spurs, në një përballje të dominuar prej tyre, duke prerë një biletë për më tej. Duranti me 25 pikë e Thompsoni me 24 bënë diferencën në parket për Golden State, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 30 pikët e Aldridge për të evituar humbjen dhe eliminimin nga “play-off”-i.

Në Lindje, kualifikohet për në gjysmëfinale skuadra e Philadelphia, që mundi 104-91 ekipin e Miami, ndeshje e dominuar nga vendasit. Një kualifikim që Philadelphia nuk e vuri asnjëherë në dyshim, me Reddick që realizoi 27 pikë. Një fitore larg kualifikimit për në gjysmëfinale është edhe ekipi i Boston, që mundi 92-87 Milwaukee dhe udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve. Celtics e dominuan ndeshjen, falë 22 pikëve e 14 rebaund të Horford, por në fund rrezikuan shumë, pasi Middleton (23 pikë) tentoi përmbysjen për miqtë, por pa sukses. (Telesport)

Konferenca e Lindjes

1-8 Toronto – Washington       (barazim 2-2 me ndeshje)
2-7 Boston – Milwaukee                    92-87 (3-2 me ndeshje)
3-6 Philadelphia – Miami         104-91 (4-1 me ndeshje)
4-5 Cleveland – Indiana           (barazim 2-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8 Houston – Minnesota                   (3-1 me ndeshje)
2-7 Golden State – San Antonio       (99-91 (4-1 me ndeshje)
3-6 Portland – New Orleans             (0-4 me ndeshje)
4-5 Oklahoma – Utah Jazz                (1-3 me ndeshje)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia…