Apostolova kërkon përmbushjen e rekomandeve të dala nga Raporti i KE-së

25 prill 2018 | 13:02

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka kërkuar nga Kosova që t’i përmbush rekomandimet e dal nga Raporti i Komisionit Evropian (KE).

Ajo ka thënë se Kosovën e pret një rrugë e gjatë për integrim në BE.

“Kemi një dokument mjaft të fuqishëm që jep një mesazh të qartë për Kosovën drejt BE-së. E kemi udhërrëfyesin dhe tani mbetet në dorën e shteteve që të ecin përpara, gjithçka është në dorë të partnerëve tanë”, ka thënë ajo në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”.

Apostolova ka thënë se Kosova duhet që t’i bind shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ta bëjnë një gjë të tillë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 20:45 zhvillohet ndeshja në mes Bayern Munchen dhe…