Warriors të pandalshëm, Lakersat fitojnë pa Jamesin

01 prill 2019 | 14:13

Stephen Curry dhe Klay Thompson udhëhoqën Golden State Warriors në fitoren e thellë ndaj Charlotte Hornets. Curry realizoi 25 pikë, ndërsa Thopson 24. Me këtë fitore skuadra nga Kalifornia mban kryesimin e konferencës së lindjes.

Denver Nuggets u mundën në shtëpi nga Washinton Wizards me rezultatin 90-95. Nga skuadra mike, Troy Brown Jr (24), Thomas Bryant (20) dhe Jabari Parker (20) ishin protagonistët në këtë triumf të Wizards.

Danilo Gallinari shkëlqeu ndaj Memphis Grizzlies me 27 pikë dhe 15 rebound. Me këtë fitore, Clippers shkojnë në vendin e pestë të tabelës së lindjes. Pavarësisht mungesës së Lebron James, Los Angeles Lakers ia kanë dalë të fitojnë bindshëm ndaj New Orleas Pelicans. Rajon Rondo, i cili vinte si një “ish” në këtë përballje regjistroi 24 pikë dhe 12 asistime, performancë e shkëlqyer dhe nga Alex Caruso, i cili e mbylli me 23 pikë edhe pse u aktivizua nga stoli.

Rezultatet

Golden State W. – Charlotte Hornets        137-90
Denver N. – Washington W.                        90-95
Los Angeles Clippers – Memphis G.           113-96
New Orleans Pelicans – LA Lakers              102-130
San Antonio S. – Sacramento K.                  106-113

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent…