Washington siguron pjesëmarrjen në ‘play-off’

21 maj 2021 | 14:19

Kompletohet kuadri i tetë skuadrave që do të rivalizojnë njëra-tjetrën në fazën “play-off” në Konferencën e Lindjes në NBA.

Washington Wizards arriti të siguronte pjesëmarrjen në fazën finale të “play-off”-it pasi e mposhti Indiana Pacers me rezultatin 142-115 në “Capital One Arena” në kryeqytet duke siguruar kështu biletën e fundit për në “play-off”, si skuadra e pozicionuar në vendin e tetë.

Në fazën paraeliminatore të “play-off”-it skuadra kryeqytetase fillimisht humbi mundësinë për t’u pozicionuar si skuadra e renditur në vendin e shtatë në sezonin e rregullt pasi u mposht nga Boston Celtics, megjithatë Wizards shfrytëzuan maksimalisht mundësinë e dytë që patën duke dominuar me lojë dhe rezultat ndaj Indiana Pacers që për të mbërritur deri këtu kishte mposhtur lehtësisht Charlotte Hornets në raundin paraardhës.

Në çerekfinalet e Lindjes Bradley Beal dhe Rusell Westbrook me shokë do të kenë përballë skuadrën më të mirët të sezonit të rregullt në këtë Konferencë Philadelphia 76ers. Ndeshja ndaj Pacers ishte e ekuilibruar vetëm në periodën e parë sepse më pas gjithçka u dominua nga Wizards që e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e 14 pikëve ndërkohë që në fraksionin e dytë thelluan epërsinë deri në 27 pikë për suksesin final 142-115.

Më i miri mbi parket për skuadrën kryeqytetase ishte Bradley Beal i cili spikati me 25 pikë 5 rebound dhe 4 asistime, ndërkohë që Rusell Westbrook iu afrua një tjetër triple-double me 18 pikë 8 rikuperime poshtë tabelës dhe 15 pasime vendimtare. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka…