Wendell Mitchell përforcon KB Prishtina

29 gusht 2021 | 17:55

KB Sigal Prishtina ka njoftuar për transferimin edhe të një basketbollisti të huaj.

Bëhet fjalë për Wendell Mitchell, i cili sot ka nënshkruar dhe është prezantuar nga klubi kryeqytetas.

“Wendell i lumtur të jetë pjesë e klubit më të trofeshëm shqiptar Sigal Prishtina. Sot në zyrat e klubit në prani të presidentit Burim Maraj dhe drejtorit Edmond Azemi, basketbollisti Wendell Mitchell nënshkroi kontratën me klubin më të suksesshëm shqiptar Sigal Prishtina. Ai u shpreh se është shumë i kënaqur me menaxhmentin dhe me pritjen që i është bërë në Prishtinë. Wendell premtoj përkushtim dhe profesionalizëm në rrugëtimin e përbashkët drejt sukseseve”, thuhet në njoftimin e klubit të Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka thirrur urgjentisht mbledhjen…