Wengeri: Ende nuk jam pensionuar

27 shtator 2018 | 16:10

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se ai nuk e ka marrë vendimin për t’u pensionuar nga futbollit, por është ende i pasigurt se kur do të kthehet përsëri në pozitën e trajnerit të ndonjë klubi.

Strategu francez u largua nga Arsenali pas një periudhe 22-vjeçare. “Të jem i sinqertë, për momentin nuk kam menduar për të punuar në ndonjë klub sepse i kam thënë vetes se gjatë këtyre muajve të parë nuk do të marrë asnjë vendim”, ka thënë Wengeri, duke shtuar: “Kështu që nuk jam shqetësuar për këtë gjë, nuk kam menduar fare. Por, jo, nuk jam i pensionuar. Nëse do të kërkoja pensionin, do ta kisha bërë që një kohë të gjatë. Unë do t’i mbush 69 vjeç në tetor”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në…