Wengeri: Gjithmonë do të jem tifoz i Arsenalit

07 maj 2018 | 14:47

Arsene Wenger e ka drejtuar Arsenalin në ndeshjen e fundit në shtëpi dhe natyrisht se ka qenë një ndeshje plot emocione për teknikun francez.

Pasi të mbyllet sezoni, 68-vjeçari do të largohet nga posti i trajnerit të “Topçinjve”, ku qëndroi plot 22 vite. Skuadra ia bëri një dhuratë të mirë në ndeshjen e fundit si vendas duke e mposhtur Burnleyn me rezultat 5-0. “Mendoj se është mirë që të mos flas publikisht për trajnerin e ri, sepse nuk jam i përfshirë në këtë gjë. Nuk dua t’i bëj presion klubit për të zgjidhur këtë ose atë… – sepse nuk dua të kem të bëjë me këtë. Trajneri i ri do ta trashëgojë një skuadër që është shumë më e mirë sesa e mendojnë njerëzit. Jam i bindur se bashkimi i kësaj skuadre është shumë i veçantë dhe me lojtarët e rinj të duhur, ky ekip do të sfidojë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Wenger.

“Gjithmonë do të jem një tifoz i Arsenalit. Kjo është ajo që na bashkon në secilën qelizë të trupit, këto ëndrra dhe shqetësime. Gjëja pozitive e të qenit tifoz pasi të largohem është se mund t’i bërtas trajnerit të ardhshëm!”, ka thënë Wenger, i cili gjatë kohës si trajner i Arsenalit, ka fituar tre tituj të ligës Premier dhe rekord prej shtatë trofesh të Kupës FA.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka nominuar Dmitry Medvedevin…