Wengeri, Mourinhos: Mjaftë u ankove

27 dhjetor 2017 | 17:19

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenge pretendon se Jose Mourinho duhet të mësohet ta përballojë me sportivitet fuqinë shpenzuese të Manchester City.

Pas barazimit 2-2 ndaj Burnley, trajneri i Manchester United Mourinho u ankua se nuk ka fondet e duhura për të forcuar skuadrën e tij aq shumë sa ka dëshirë ai, megjithëse ka shpenzuar rreth 340,000 euro që prej mbërritjes së tij. Por Wenger, i cili ka një histori të gjatë mosmarrëveshjesh me Mourinhon, thotë se trajneri i United duhet të mësohet të pranojë klubet që shpenzojnë shumë. “Shiko, kam 21 vite që jam në atë pozicion kështu që nuk do të filloj të ankohem tani”, ka thënë Wenger.

“Gjëja më e rëndësishme është të merresh me situatën e klubit tënd dhe po, Manchester City është më i pasur se ne, po Chelsea është më i pasur, po ashtu edhe United por prapëseprapë duhet të gjejmë një mënyrë për të qenë të suksesshëm”, ka deklaruar Wenger.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kryer hulumtimin e dytë…