Whats App jashtë funksionit

01 dhjetor 2017 | 00:20

Dhjetra përdorues të Whats App raportojnë në rrjetet sociale se e kanë të pamundur të dërgojnë apo marrin mesazhe, tekst, foto apo video përmes këtij aplikacioni.

Në Twitter është përhapur me shpejtësi hashtagu “Whats App Down” , ndërkohë që është i paqartë shkaktari i këtij problemi.
Janë të paqarta përmasat e avarisë, por Whats App numëron mbi 1 miliardë përdorues në mbarë botën dhe një defekt i vogël mund të cenojë komunikimin mes miliona përdoruesve.

Deri më tani, vetë kompania nuk ka komentuar asgjë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra xehetarë në pjesën qendrore të Kazakistanit po refuzojnë të…